Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali dhe Liverpooli kualifikohen në gjysmëfinale të Carabao Cup


Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

“Topçinjtë” mposhtën 3:2 Crystal Palace në çerekfinale.

Mateta kaloi Crystal Palace në epërsi qysh në minutëne e katërt, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

E në të dytën u shënuan plot katër gola.

Gabriel Jesus barazoi shifrat fillimisht në minutën e 54-të, para se braziliani të shënonte edhe dy herë tjera (73’, 81’) për ta kompletuar hat-trikun.

Nketiah shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.

Edhe Liverpool u kualifikua pwr mw tej.

Të kuqtë mposhtën 1:2 Southamptonin në çerekfinale.

Darein Nunez kaloi ekipin nga Merseyside në epërsi në minutën e 24-të.

Tetë minuta më pas, Harvey Elliott e dyfishoi epërsinë e Liverpoolit.

Krejt çfarë arriti të bënte Southampton ishte goli i ngushtimit të rezultatit i shënuar nga Archer në minutën e 59-të.