
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tani po konsideron të emërojë Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar special për Iranin, sipas dy personave të njohur me planet e tranzicionit.
“Ai është padyshim në garë,” tha një person i njohur me diskutimet, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Asnjë vendim përfundimtar as për personelin, as për strategjinë për Iranin nuk është zyrtarizuar ende nga Trump, duke përfshirë nëse do vendosen sanksione të reja ndaj vendit, do përdoret diplomaca apo të dyja të kombinuara në mënyrë që të ndalojë programin bërthamor të vendit.
Planet e Trump për këtë rol nuk janë raportuar më parë. As ekipi i Trump dhe as Grenell nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
“Richard Grenell është një person i mrekullueshëm, një yll. Ai do jetë diku, lart!” tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të mërkurën vonë pas raportit të Reuters.
Grenell, në një postim të veçantë në X, e quajti raportin “të gabuar” por nuk dha hollësi të tjera.
Megjithatë, konsiderata e Trump për një aleat kyç për një post të tillë dërgon një sinjal për rajonin se presidenti i ri i SHBA-së mund të jetë i hapur për bisedime me një vend që ai e ka kërcënuar më pare, ndërkohë që Garda Revolucionare Islamike është përjpjekur të vrasë Trump-in, sipas qeverisë së SHBA. Irani e ka mohuar pretendimin.
Në këtë rol, Grenell pritet të ngarkohet të flasë me vendet brenda dhe përtej rajonit për çështjen e Iranit, si dhe të masë pulsing e Teheranit për negociatat e mundshme, tha një nga njerëzit.
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, i cili shihet si relativisht i moderuar, tha pas zgjedhjes së Trump se Teherani duhet “të merret me SHBA-në”. dhe të “menaxhojë” marrëdhëniet me armikun e saj kryesor.
Irani ka pësuar një sërë pengesash strategjike, duke përfshirë sulmin e Izraelit ndaj milicive përfaqësuese të Teheranit Hamas në Gaza dhe Hezbollahut në Liban dhe rrëzimin e aleatit iranian Bashar al-Assad në Siri.
Por tensionet mbeten të larta më shumë se një vit pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor, duke nisur luftën në Gaza. Ndërkohë, përfaqësues të tjerë iranianë kanë sulmuar objektiva të SHBA-së, Izraelit dhe vendve të tjera perëndimor kurse Teherani ka përshpejtuar programin e tij bërthamor duke kufizuar aftësinë e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së për ta kontrolluar atë.
Nuk është puna e parë që Trump ka konsideruar për Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, i dërguar special presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë dhe si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.
Pas fushatës për Trump për zgjeedhjet e 5 nëntorit, ai ishte pretendent kryesor për të qenë Sekretar i Shtetit dhe i dërguar special për luftën në Ukrainë. Ato punë i shkuan përkatësisht senatorit amerikan Marco Rubio dhe Gjenerallejtnantit në pension Keith Kellogg. Trump merr detyrën muajin e ardhshëm.