Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të korruptojë efektivin e Rrugores, ndalohet 46-vjeçari në Durrës


Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka provuar të korruptojë një efektivtë Policisë Rrugore.

Sipas policisë, ai ka qenë në gjendje të dehur në timon dhe pasi është ndaluar ka provuar të korruptojë efektivin duke i ofruar 45 miijë lekë të vjetra.

“Gjatë kontrolleve, në rrugën “Martin Camaj”, ata kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar në gjendje të dehur dhe në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.