Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli ndalon veprimin e agjencisë së refugjatëve në territorin nën kontrollin e tij


Izraeli ka miratuar dy ligje që ndalojnë agjencinë e refugjatëve palestinezë të OKB-së (UNRWA) të veprojë në Izrael dhe në zonat e pushtuara nën kontrollin e tij, me shumicë të madhe.

Një numër vendesh, duke përfshirë ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësim serioz për këtë masë, raporton BBC.

Përpara votimit, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga masa, duke thënë se agjencia luan një rol “kritik” në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.