Vendosni fjalën kyçe....

Parada ushtarake në kohën e Covid-19, Irani zëvendëson ushtarët e raketat me mjekë e infermierë (Video)


Autoritetet iraniane vendosën të heqin dorë nga parada e zakonshme e ushtrisë në Ditën Kombëtare të Ushtrisë, duke zgjedhur në vend të kësaj të ofrojnë shfaqje ndaj burrave dhe grave që luftojnë në vijën e parë me pandeminë Covid-19.

Raketat, automjetet e blinduara dhe aeroplanët luftarakë u shkëmbyen për kamionë dezinfektimi, spitale të lëvizshëm dhe ushtarë të veshur si mjekë dhe infermierë me kostume që shfaqnin pajisje mjekësore.

Turmat normalisht masive nuk mund të shiheshin askund, pasi shfaqja u zhvillua me ‘dyer të mbyllura’ dhe morën pjesë vetëm zyrtarë të lartë ushtarakë.

“Për shkak të protokolleve shëndetësore dhe sociale, nuk është e mundur të zhvillohet një paradë ushtarake. Armiku tani fshihet dhe mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të fushës së betejës,” tha Presidenti Hassan Rouhani.

Irani është kombi më i goditur në Lindjen e Mesme dhe aktualisht po përjeton një nga numrat më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi.

79.494 janë prekur zyrtarisht nga Covid-19 në vend ndërsa numri i vdekjeve i kapërcën 5 mijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *