Vendosni fjalën kyçe....

Arrestime, procedime e masa administrative, policia rrugore bën bilancin e javës së fundit


Policia rrugore ka bërë bilancin e javës së fundit në lidhje me masat e marra për mbarrëvajtjen e qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet rrugore janë arrestuar 7 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit si dhe dhe për shkelje të rënda rrugore janë proceduar apo ndaluar 17 persona.

Gjithashtu policia ka lëshuar edhe rreth 8 mijë masa administrative për shkelje më të lehta të rregullave të qarkullimit.

Arrestime dhe Procedime Penale:

7 persona u arrestuan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

8 persona u proceduan për drejtim mjeti pa leje.

9 persona u ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

1 person u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Masat Administrative:

7,889 masa administrative u vendosën gjatë javës, me një mesatare prej 1,127 masash në ditë.

20 masa për xhama të zinj.

261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

186 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve.

5,724 masa për qëndrime të gabuara.

363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse apo jelekut fosforeshent.

Pezullime dhe Bllokime:

11 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste pezullimi për tejkalim të shpejtësisë.

58 raste të ndryshme pezullimesh të tjera.

Gjithashtu, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 automjete me targa të huaja.