Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit i tha se pret poshtë dritares së Berishës me gojën hapure kokën lart.
Bardhi tha se zyrtarët e qevrisë janë kapur duke biseduar përmes aplikacionit Sky ECC me krimin e organizuar. Ai tha se krimi i orgabbbizuar ka caktuar drejtorin e Policisë së Shkodrës siç tregohet në bisedat e zbardhura.
“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi. Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Eç duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve . E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, RAI3 të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes. Si ta quajnë drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet Kodi Sky ECC 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,t ha Bardhi.
Aktualisht dretor i Policisë së Shkodrës është Edmond Sulaj.