Vendosni fjalën kyçe....

50 banorë në Bulqizë paraqiten në spital me shenja helmimi


50 banorë të qytetit të Bulqizës janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Në Qytetin e Ri ka pasur punime në rrjetin e ujërave të zeza dhe dyshimet e para janë se ato mund jenë përzier me ujin e pijshëm.

Megjithatë qytetarët e paraqitur në spital për ndihmë mjekësore kanë ardhur nga lagje të ndryshme të qytetit. Ekspertët kanë shkuar në terren për të kryer analizat e për të përcaktuar shkakun.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.” – thuhet në njoftimin e policisë.