Vendosni fjalën kyçe....

Ashpërsohen dënimet për abuzuesit me ndërtimet, projektligji gati për Kuvendin


Qeveria ka propozuar dënime më të ashpra ndaj personave që dëmtojnë me dashje ndërtesat apo objekte publike duke rrezikuar jetën e shëndetin e qytetarëve.

Projektligji i ri që pritet të mbërrijë në Kuvend dhe sipas tij dënimet shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg.

Në rastet e shkatërrimit të plotë ose të pjesshëm të çdo objekti do ketë dënim me gjobë ose burg deri në 5 vite. Kur nga ndërhyrjet e paligjshme kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi do të jetë nga 5 deri në 10 vjet burg.

Kur shkaktohen pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, dënimi do jetë nga 7 deri në 15 vjet burg.

Projektligji vjen në Kuvend teksa rreth një vit më parë vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Nga lëkundjet e 26 nëntorit humbën jetën 52 persona, qindra të tjerë u plagosën ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa banesa.

Në një pjesë të mirë të godinave që u rrëzuan, rezultoi se kishte ndërhyrje në strukturën e tyre ose ishte ndërtuar pa zbatuar rregullat e përcaktuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *