Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e dy autorëve të dyshuar të rrahjes së avokatit


Janë publikuar fotot e dy personave të dyshuar si autorë të rrahjes së avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme.

Në foton e publikuar nga Shqiptarja.com shihen autorët të cilët po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ato janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

Deri tani dy persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit.

Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00.

Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime të tjera në trup. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, avokati është futur në intubim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen