Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir sherr me njëri-tjetrin në Lushnjë, përfundojnë në spital


Babë e bir janë plagosur me thikë pas një përplasjeje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë ku 69-vjeçaru me iniciale B.P. me 39-vjeçari me iniciale N.P. janë paraqitur të dy në spial për mjekim.

“Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.