Vendosni fjalën kyçe....

“Dyshohet se fshiu mesazhet nga telefoni” – Vetëvrasja e efektives në Kamëz, policia arreston 28-vjeçarin


Policia ka arrestuar 28-vjeçarin me iniciale E.N. lidhur me ngjarjen e djeshme ku efektivja 21-vjeçare me iniciale A.L. e Komisariatit të Kamzës u vetëvra me armën e shërbimit.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e 21-vjecares dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj.

Njoftimi

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.”