Vendosni fjalën kyçe....

Trump mund të publikojë pamjet e kamerave të sigurisë nga bastistja e FBI-së në rezidencën e tij


Pas kontrollit dhe sekuestrimit të dokumenteve nga FBI-ja në rezidencën e Donald Trumpit në Florida, CNN raporton se ish-Presidenti po shqyrton mundësinë për të publikuar pamjet e kamerave të sigurisë gjatë momenteve kur agjentët kryenin kontroll në shtëpinë e tij.

Disa aleatë të ish-presidentit, thuhet se po i kërkojnë atij që të publikojë pamjet.

Madje edhe djali i Trump, Eric, i pyetur nga Fox News nëse pamjet do të publikoheshin ai është shprehur: “Absolutisht Sean, në kohën e duhur”.

Disa nga ndihmësit dhe aleatët e Trump besojnë se publikimi i pamjeve mund të sjellë një tronditje energjie në bazën e Partisë Republikane. Një person i njohur me bisedat tha se ka pasur diskutime se pamjet mund të forcojnë pretendimet e Trumpit se po i bëhet një persekutim politik.

Një person tjetër i afërt me Trump tha se nuk është çështja nëse ish-Presidenti dhe ekipi i tij do i publikojnë pamjet, por kur.

Të tjerë në orbitën e Trump kanë paralajmëruar për rreziqet e mundshme për ish-presidentin nëse ai publikon kasetat.

Kjo mund të shqetësojë dhe FBI-në, që siç ka treguar Trump ka kërkuar gjatë aksionit “që të fikeshin të gjitha kamerat e sigurisë”.