Vendosni fjalën kyçe....

Qëllonte me armë nga banesa ku mbante dy fëmijët e tij të mitur, kapet 40-vjeçari në Durrës


Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri nga banesa ku sipas policisë mbante peng dy fëmijëët e tij të mitur. Ai u ndalua pas disa orësh negociata ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Blutë e Durrësit ishin njoftuar rreth orës 2 të mëngjesit se në një banesë të marrë me qira te Shkëmbi i Kavajës dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Pas verifikimeve doli se banesa ishte marrë me qira javore nga 40-vjeçari me iniciale A.M. banues në Lezhë ndërsa dyshohej se brenda saj ai mbante penge dy fëmiët e tij të mitur 6 e 11 vjeç.

Pas mbërritjes së RENEA-s, 40-vjeçari vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit. Pas disa orësh negociata personi në fjalë u ndalua. Brenda në banesë iu gjet arma e zjarrit, një krehër me fishekë dhe 18 gëzhoja.