Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Berishës depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka


Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga kërkesat e tij për përjashtimin nga çështja e gjyqtares Irena Gjoka. Mësohet se ditën e sotme avokatët e ish-kryeministrit kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e saj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kërkesa në fjalë, sipas mbrojtësve, bëhet për faktin se Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë, për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës, të vitit 2004. Bëhet fjalë për një ndalim sipas avokatëve të lëvizjes së Gjokës në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë se në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.