Vendosni fjalën kyçe....

Amnistia e nxori nga burgu, i riu menjëherë vjedh makinën në Korçë


Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

Sipas raportimeve në media,  ky shtetas menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ka kryer një vjedhje në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia, ai ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qënë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigursië kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.