Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në QSUT-së ku u “dogjën” 17 milionë euro, rehabilitimi do “hajë” 30 milionë lekë të tjera


Rreth dy muaj më parë, urgjenca e re e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë u përfshi nga flakët.

Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në pajisjet e instaluara për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa rehabilitimi i dëmeve të shkaktuara do  i kushtojë buxhetit të shtetit 30 milionë lekëtë tjera, sipas ministres Koçiu në raportimin e saj në Komisionin e Shëndetësisë.

Punimet pritet të përfundojnë në muajin maj të këtij viti.

Shkaqet e zjarrit po hetohen nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit i nisi hetimet me 2 mars, 3 javë pas zjarrit duke sekuestruar mes të tjerash dosjen e tenderit pëër ndërtimi e urgjencës së re, që kushtoi 17 milionë euro.

Pas ngjarjes, shërbimi zjarrfikës ka depozituar një raport sipas të cilit zjarri kishte nisur në dhomën e baterive të emrgjencës.

Që prej 11 marsit, ugjencat kardivaskulare po edhe të sëmundjeve të tjera të brendshme janë trajtuar në spitalin e Traumës dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’.