Vendosni fjalën kyçe....

I prodhon trupi alkool njësoj sikur të ishte i dehur, shpëton nga gjoba burri në Belgjikë


Një burrë belg, trupi i të cilit e prodhon vetë alkoolin nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur

Një burrë belg është liruar nga akuza për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur sepse ai ka sindromën e auto-alkoolit (ABS), një gjendje jashtëzakonisht e rrallë ku trupi prodhon alkool, tha avokati i tij.

Anse Ghesquiere tha të hënën se në “një rastësi tjetër fatkeqe” klienti i saj punonte në një fabrikë birre, por tre mjekë që e ekzaminuan në mënyrë të pavarur kishin konfirmuar se ai kishte ABS.

Mediat belge thanë se në aktgjykim  theksoi se i pandehuri, nuk kishte përjetuar simptoma të dehjes.

Gjykata e policisë së Bruges, e cila e shpalli të pafajshëm burrin, nuk iu përgjigj menjëherë një e-maili që kërkonte koment.

Lisa Florin, një biologe klinike në spitalin belg ‘AZ Sint-Lucas’, tha se njerëzit me ABS prodhonin të njëjtin lloj alkooli siç gjendet në pijet alkoolike, por që në përgjithësi e ndjenin më pak efektet e tij.

Njerëzit nuk lindin me ABS, por mund ta zhvillojnë atë kur tashmë kanë një sëmundje tjetër të lidhur me zorrët. Pacientët mund të paraqesin simptoma që përputhen me intoksikimin nga alkooli, siç janë të folurit e paqartë, pengesa, humbja e funksioneve motorike, marramendje dhe belbëzim.