Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim takon Kadarenë dhe jep mesazhin e koduar për “identitetin evropian”


Në kulmin e dabateve mbi nismën Open Balkan dhe shqetësimeve për një projekt të izoluar me përfitues Serbinë, përfaqësuesja e SHBA-ve takon Kadarenë dhe jep mesazhin se tërthortë me “identitetin evropian”, duke vene theksin te vizioni evropian që SHBA-të kanë mbi Shqipërinë

Sipas diplomates, eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006, në një kuptim që nismat e ndërmarra nuk duket se e çojnë Shqipërinë drejt lindjes.

Ambasadorja duke veçuar vetëm këtë vepër ka fshehur në rreshta mesazhin që do të japë mbi drejtimin e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kim mesa duke ka parë atë që Kadareja ka shkruar në veprën e tij për identitetin evropian të shqiptarëve.

Ambasadorja ndër të tjera në postimin e saj vlerëson edhe Kadarenë duke e cilësuar një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.

Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”-shkruan Kim.