Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza SPAK-ut: Nën urdhrat e Edi Ramës, turp të kenë ndërkombëtarët që heshtin


Kreu i Partisë së Lirisë akuzoi SPAK-un se është nën urdhrat e Edi Ramës.

Në një deklaratë nga Lezha pas një ndeshjeje kalçetoje ai tha se mbështet intitucionet e drejtësisë dhe reformën në drejtësi me 140 vota dhe jo ato që merren me politikë.

Ai denoncoi edhe ndërkombëtarët në vend për të cilët tha se heshtin ndërkohë që Edi Rama përdor SPAK-un kundër Sali Berishës dhe kundërshtarëve politikë.

“Sado përpjekje të bëjë Ramaforma për të shkatërruar plularizmin kjo është e dështuar. Sado të përpiqet të marrë peng njerëz të caktuar brenda opozitës është mision i pamundur. Vendimet që do merren në Konventën historike të 27 prillit nga Partia e Lirisë do jenë shumë të rëndësishme për të kthyer reformën në drejtësi në shinat kushtetuese që janë 140 votat. Jo 69 votat e Arta Markut të atij lloj SPAK-u që deklaron: Afërmendsh, gjykatat do vendosin çfarë thotë prokuroria. SPAK dëshiron të hyjë në lojë politike të vijë të garojë njësoj siç u ndeshëm ne sot. Nëse dot’i qëndrojë Kushtetutës të bëjë punën e tij, por është shumë larg pritshmërive. Që nga historitë e zgjedhjeve, që nuk bëri asgjë as për Dosjet e Dibrës, Shijakut. Elbasanit. Koha e drejtësisë me regji ka përfunduar. Ne mbështesim reformën me 140 vota. Nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë. Turp të kenë gjithë ato ndërkombëtarë që nuk reagojnë kur Edi Rama urdhëron SPAK-un dhe i jep akuzat për Sali Berishën i cili nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Edi Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni.” – tha Meta.