Vendosni fjalën kyçe....

Barometri i Euronews: Jorida Tabaku, politikanja më e pëlqyer nga PD


Për të pasur një mendim më të plotë për opozitën dhe Partinë Demokratike qytetarët janë vendosur nga Barometri  i Euronews Albania edhe përballë një liste me emrat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike  për të kuptuar për kë kanë më shumë pëlqyeshmëri.

Ajo që kryeson me shumicën e përqindjes së pëlqyeshmërisë nga qytetarët është deputetja Jorida Tabaku me 47% të pëlqyeshmërisë.

Më pas të gjithë emrat e tjerë të vendosur në listë renditen nga 29.9 % Albana Vokshi, 29% Belind Këlliçi, dhe më pas 27,7% Oerd Bylykbashi, 25,2% Gazmend Bardhi kreu i grupit parlamentar, dhe më pas Alibeaj 24,7%  duke lënë pas Tomor Alizoti me 24% dhe Flamur Noka me 24%, në fund Agron Gjekmarkaj 22% dhe Ervin Salianji 21,3%.