Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Europës / Kualifikohen në gjysmëfinale Roma, Atalanta, Leverkusen dhe Marseja


Roma ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milanit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Romakët triumfuan 2:1 në shtëpi, teksa para një jave kishin fituar minimalisht 0:1 në “San Siro”.

Mancini e Dybala shënuan për vendasit herët, ndërsa nga minuta e 31-të Roma mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Celik.

Përkundër kësaj, Milan arriti të shënonte vetëm një gol nëpërmjet Gabbia në minutën e 85’.

Në sfidën tjetër, Liverpool shënoi fitore në ndeshjen e dytë në Itali 0:1, por ishte e pamjaftueshme, pasi që Atalanta kishte triumfuar 0:3 në ndeshjen e parë në “Anfield”.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi herët në minutën e shtatë nga penalltia, realizuar nga Salah.

Përballja mes Ëest Ham dhe Bayern Leverkusen përfundoi në barazim 1-1 por rezultati i javës së kaluar 2-0 i dha kualifikimin kampionëve të sapo shpallur të Bundesligës gjermane.

Ndërkohë sfida mes Marsejës dhe Benfikës shkoi në shtesë pasi francezët fituan brenda kohës së rregullt, por rezultati i sfidës së parë përfundoi 2-1 në favor të benfikës.

Sfida shkoi në shtesë por nuk solli ndonjë fitues ndërsa nga pika e bardhë e penalltive ekipi i Marsejës u tregua më i saktë duke u kualifikuar në gjysmëfinale.