Vendosni fjalën kyçe....

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK-ut, ambasadori i BE-së: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një demokraci


Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK.

Ai theksoi se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në një vend demokrat.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Gonzato.

I pranishëm ne Vlorë ne aktivitetin “Garancia rinore” , me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka lëshuar deklarata te tjera duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia”.

Kujtojmë se kreu i PL Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të SPAK Altin Dumani, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.