Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet ndërtesa 400-vjeçare e bursës së Kopenhagenit (Video)


Banorët e Kopenhagen e panë të tmerruar të martën ndërsa ndërtesa historike e bursës së kryeqytetit danez u përfshi nga flakët dhe maja e saj prej 54 metrash në formën e katër bishtave të dragoit të ndërthurur u shemb.

Të gjithë brenda ndërtesës mundën të largoheshin në kohë.

E njohur si ‘Borsen’, ndërtesa 400-vjeçare shërbeu si bursë deri në vitet 1970. Sot ajo strehon selinë e Dhomës Daneze të Tregtisë. Video dramatike nga vendi i ngjarjes tregoi shtëllunga të mëdha tymi të zi që dilnin nga ndërtesa.

“Një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë arkitekturore ishte dhe është ende në flakë”, shkroi Mbreti Frederik X në Instagram.

 “Për breza të tërë, spiralja karakteristike e dragoit ka ndihmuar në përcaktimin e Kopenhagenit si “qyteti i kullave”.

Njerëzit nxituan në ndërtesë për të ndihmuar në shpëtimin e koleksionit të saj të gjerë të veprave të artit historik. Muzeu Kombëtar dërgoi gjithashtu 25 punonjës në vendngjarje për të ndihmuar në evakuimin e veprave artit, shkruhej në Tëitter.

“Ne kemi qenë në gjendje të shpëtojmë shumë prej tyre,” u tha gazetarëve Brian Mikkelsen, shefi i Dhomës Daneze të Tregtisë.

“Është një fatkeqësi kombëtare.”

Mikkelsen, i cili vetë ndihmoi në ruajtjen e disa veprave të artit, tha se duheshin përdorur mjete për t’i hequr ato.

“Foto të tmerrshme nga Bursa këtë mëngjes”, shkroi në Tëitter ministri danez i Kulturës Jakob Engel-Schmidt.

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë.”

Zjarri u raportua fillimisht në orën 7:30 të mëngjesit. Kreu i departamentit të zjarrit Jakob Vedsted Andersen u tha gazetarëve se flakët, që nisën në çatinë prej bakri të ndërtesës, ishte përhapur në disa kate të ndërtesës.