Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon ashpër Dumanin: Legen, palaço, më kërkoi të largohem nga Shqipëria…


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar edhe sot kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Ai e quajti Dumanin ‘legen’ e ‘palaço’ ndërsa tha se edhe nga burgudo e shkrijë celulën kriminale që sipas Metës është në SPAK.

“Po i them Dumdumanit, tre herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ik nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL-në që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në TV me mua meqë ke vendosur të merresh me politik, si flet ti në emër të SPAK”, tha Meta.

Edhe ditën e djeshme Meta e sulmoi kreun e SPAK-ut duke e paralajmëruar atë se do përfundojë njësoj si ish-kryeprokurorin Arben Rakipi, të cilin e përmendi ditën e djeshme si mentorin e Altin Dumanit.