Vendosni fjalën kyçe....

Gjirokastër, kapen dy thasë me kanabis brenda automjetit, 2 të arrestuar


Dy thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa u sekuestruan në një makinë tip  “Jaguar” që drejtonte një 50-vjeçar, në urën e Kardhiqit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në pranga kanë rënë shtetasi Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.

Operacioni u kodua “Matt”. U sekuestruan dhe 2 automjetet tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.