Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsimi i 448 mijë metrave katrorë tokë në Durrës, në pranga ish-kreu i Kadastrës e 4 të tjerë


Ish-kreu i Kadastrës Durrës Leonard Kadrimi e katër persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një sipërfaqeje toke 151 mijë metra katrorë pranë “Universitetit Aleksandër Moisiu”.

Prokuroria ka sekuestruar 448 mijë metra katrorë tokë në 20 pasuri të paluajtshme.

Përveç pesë të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe ish-juristi i Kadastrës Durrësit dhe një person tjetër.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.”

Procedimi penal për rastin në fjalë kishte nisur në muajin shkurt të vitit 2023.

Mes të arrestuarve është edhe Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS-së në vitin 2020 dhe ish-kryetari FRESSH-it në qytetin bregdetar. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai iu bashkua PD-së së Lulzim Bashës.

“Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.” – njofton prokuroria.

Ardit Kërtusha

Të arrestuarit

Lirim Xhameta, 58 vjeç dhe Dashnor Taulla, 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; 

Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; 

Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në kërkim

M.Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K.K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në totalgjatë operacionit janë sekuestruar 20 prona me sipërfaqe 448 mijë metra katrorë. Pjesë e kësaj është dhe prona prej 151 metra katrorë afër Universitetit Aleksandër Moisu, m2, në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Njoftimi i prokurorisë

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

  1. Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.
  2. Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;
  3. Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;
  4. Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;
  5. Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;
  6. Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;
  7. Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;
  8. Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;
  9. Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;
  10. Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;
  11. Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;
  12. Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;
  13. Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;
  14. Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;
  15. Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;
  16. Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;
  17. Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;
  18. Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;
  19. Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe
  20. Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive.

Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj.

Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e pprokurorisë dhe vendosi:

  1. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  2. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  3. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  4. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  5. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  6. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  7. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  8. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  9. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  10. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  11. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  12. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  13. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  14. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  15. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
  16. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.