Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Arrestimi i Muçës tregon se ndërhyrja në TIMS ka qenë e urdhëruar


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas arrestimit të Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Salianji e quan këtë arrestim si një rezultat të punës së Komisionit Hetimor për sistemin TIMS dhe një konfirmim të denoncimeve të opozitës.

Ai vazhdon duke thënë se ky arrestim tregon se ndërhyrja në sistemin TIMS ka qenë me urdhër dhe për qëllime kriminale. Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se arrestimi i vonuar nuk duhet të pengojë hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve.

Salianji përfundon duke thënë se do të vazhdojnë hetimin parlamentar për të zbuluar të gjitha detajet dhe për të dërguar para drejtësisë urdhëruesit e këtij akti që, sipas tij, cënon në thelb sigurinë kombëtare.

Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës!

Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së ShBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti!

Ndërhyrja ka qenë me urdhër dhe për qëllime qartësisht kriminale!

Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për tu përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cënon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdhëruesit e këtij krimi.

Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhe krimineleve përfitues nga ky akt!”-shkruan në reagimin e tij deputeti i PD-së Ervin Salianji.