Vendosni fjalën kyçe....

Anëtarët e PS bojkotuan Komisionin Hetimor, Vokshi: Janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën


Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj PS se po përpiqet të bllokojë punën, pasi deputetët socialistë munguan [për herë të 3 tretë në mbledhje. Vokshi tha se do i dërgohet Lindita Nikollës letër që të merren masa për mbarëvajtjen e punës së komisionit, si edhe do të kërkojnë largimin e anëtarëve socialiste nëse mungojnë sërish.  

“E kanë ngritur komisionin për ta dështuar, për ta bllokuar. Çdo mbledhje bojkotohet nga mazhoranca se s’duan që të zbardhen aferat korruptive kriminale në Shqipëri, check up dhe sterilizimi. 7 deputetët të opozitës me firma kanë thirrur mbledhjen e Komsionit. Prania e deputetëve të mazhorancës sot është e detyrueshme, nuk zgjedhin. Neni 32 pika 2 e detyron. Neni 12 pika 1 thotë mbledhjet thirren dhe vetëdrejtohen nga kryetari.

E kam thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe për herë të tretë e kanë dështuar. Me urdhër të Ramës ata po bojkotojnë punimet dhe hetimet parlamentare. Kanë shkelur rregulloren, Kushtetutën. U bëj thirrje që të mos ndjekin porosinë e Ramës që nuk do hetim parlamentar.

Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën. Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi”, tha Vokshi.

E pyetur nga gazetarët se përse opozita hoqi dorë nga dy koncesionet e tjera në Shëndetësi, të laboratorëve mjekësore dhe hemodializës. Vokshi tha se do kërkojnë hetim parlamentar dhe se nuk kanë hequr dorë.

“Jam këtu për t’iu bërë me dije çdo hap s ai përket kom hetimor që është ngritur me vendim të kuvendit për sterilizimin dhe check up, janë në funksion të kryetares së komisionit. Ne jemi serioz, kemi dorëzuar sot planin hetimor se deputetët e mazhorancës me ligjin që kanë bërë kanë dashur te ngrenë komision ekspertësh në tentativën për të bllokuar punën. Plani paraprak që e kam bërë publik, e kemi diskutuar dhe kemi bërë ndryshimet me ekspertët dhe e kemi dorëzuar. 

Sa i përket dy koncesioneve të tjera, do vijojmë me këto të dyja sa kohë është përcaktuar afati i punës k mujor për këto të dyja. Me të mbaruar afati shpresojmë që mazhoranca s’do na pengojë për të kryer hetimin parlamentar. Pas kësaj do vijojmë edhe me kërkesat për dy koncesionet e tjera. Nuk kemi hequr dorë. Në 4 muaj është e pamundur të hetojmë 4 koncesione. Do hetohen edhe ato, nuk kemi hequr në dorë”, tha Vokshi.