Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: TEC-i korruptiv në Korçë me firmën e Ramës, do helmojë banorët


Në takimin e sotëm me banorët e Korçë, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka denoncuar ndërtimin e TEC-it në këtë zonë si një aferë korruptive.

Sipas tij, ky TEC nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar dhe mbi të gjitha do të helmojë popullin e Korçës.

“TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fshinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsionin është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni.

Tani meqenëse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake. Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë.

Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi.”, ka deklaruar Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *