Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Korrupsioni është kthyer në kulturë, politika të ikë nga akuzat e baltës dhe të bëhet me rregulla


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për rubrikën Opinion në Neës24, shprehu shqetësimin e saj për nivelet e pabesueshme të korrupsionit në institucionet publike.

Tabaku theksoi se Komisionet Hetimore, të cilat janë ngritur me iniciativë nga Partia Demokratike, duhet të punojnë për të luftuar këtë problem të përhapur në vend.

Jemi një vit me vonesë. Duhet që çështja t’i shkojë GJK për interpretim. U zhbllokua çështja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Komisionet Hetimore duhet që të lëvizin më shumë. Akoma nuk kemi nisur marrjen e informacionit dhe bërjen e transparencës. Në lidhje me Komisionet Hetimore, ligji i ri nuk është aq dashamirës sa ishte më parë. PS ka shprehur gjithë frustrimet te ligji në Komisione. Kemi thyer një akull, pasi për inceneratorët kemi disa persona në burg, që kanë mbajtur funksione të larta. Politika duhet të ikë nga akuzat e baltës dhe duhet të kthehet në rrugën që të bëhet politikë me rregulla. Është i pabesueshëm korrupsioni në institucione publike. Kush ia kthen buxhetit të shtetit miliona euro të inceneratorëve? Shumë kompani nuk fitojnë dot një tender, sepse ekziston nepotizmi dhe fitojnë kompani të caktuara. Fatkeqësisht korrupsioni është kthyer në kulturë”, deklaroi Tabaku.