Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja shtyn vendimin për gjyqtaren Hoxha, babai akuzon: Shoqja e saj që liroi të dënuarin është në Gjykatën e Lartë, tjetra në KQZ


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha duke e shtyrë atë për në datën 4 mars.

Shkarkimin e gjyqtares së arrestuar pak javë më parë e kreu kreu u Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Sipas tij, Hoxha duhet shkarkuar pasi shkeljet e saj nuk janë si shkak i paaftësisë por vijnë si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejtë e të vullnetshëm. n

“Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja.  Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces. Por si Inspektori i Lartë i Drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates. Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme.” – tha Metani gjatë mbledhjes.

Ndërkohë babai i gjyqtares Hoxha tha për mediat se arrestimi dhe procesi ndaj së bijës është presion nga politika.

Ai përsëriti edhe njëherë akuzën ndaj kryeministrit Rama, duke pretenduar se ai i ka thënë se do e ngecë në vetting.

Po kështu, babai i gjyqtares tha se vajza e tij e la në burg djalin e deputetit pasi i takonte.

“Dëgjohet një strukturim se qenka vajza ime. Strukturimi janë tek eprorët e saj. Edison Arizi shkaktoi dy vdekje në Durrës e Vlorë. Admir Tafili u hoq nga Peqini e u çua në Fushë Krujë. Nga Fushë Kruja në Laç, nga Laçi në shpi e më pas la dy viktima. Është presion e diktim nga politika. Si ka mundësi ti kryeministër betohesh me një gjyqtar që s’do e marrë vetingun. Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Shoqja e saj e liroi dhe ku është shoqja e saj. Këshilltare në Gjykatën e Lartë. Tjetra është anëtare e KQZ-së, ja shiko kush i bën skemat e presionet. Hyjini problemeve në burgje me themeli e do shihni se çfarë problemesh ka atje.” – tha babai i gjyqtares Hoxha.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua në Gjykatën e Fushë Krujës më 11 shkurt. Ajo akuzohet se ka marrë para për lirimin e në dënuari të akuzuar për vrasje.