Vendosni fjalën kyçe....

Klemend Balili del nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, transferohet në një qeli të zakonshme


balili

I njohur nga mediet si “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili ka mundur të ndryshojë vendin e vuajtjes së dënimit.

Sikurse raporton “Shqiptarja.com”, Gjykata e Elbasanit ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, konkretisht në korrik të vitit 2020, pasi ai nuk kishte mundësi as të takohej me familjarët.

Kujtojmë se Klemend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës. Akuzat ndaj tij janë për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.