Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e të dhënave të TIMS/ Komisioni Hetimor thërret edhe Berishën, Bashën e Bardhin


Komisioni Hetimor për sistemin TIMS që nisi nga puna të martën dhe do të ketë një afat 4 mujor për të konkluduar punën e tij dhe për të  përpiluar planin.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhi.

Në listë është  edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ministrit të  Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, emra që u kërkuan nga opozita për të dëshmuar para komisionit hetimor parlamentar.

Në planin hetimor të komisionit parlamentar të TIMS-it ku krahas emrave të Ramës, Ballës, Çuçit, drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, paraardhësit të tij Gledis Nano e drejtuesve e ish-drejtuesve të SHISH, janë miratuar si dëshmitarë edhe emrat e përfaqësuesve demokratë.

“Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërrasë për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar”, thuhet në shkresën e firmosur nga Ervin Salianji.

Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024.

“Mbi bazën e Planit Paraprak të Hetimit dhe propozimet e ekspertëve ligjorë, Kryetari i propozon Komisionit për miratim projektvendimin “Për miratimin e Planit të Hetimit të Komisionit Hetimor” brenda afateve të parashikuara nga ligji. Me qëllim hartimin e Planit të Hetimit dhe realizimit të veprimeve të përcaktuara në këtë Plan Paraprak Hetimi, Komisioni, nëpërmjet Kryetarit, mund të kërkojë të dhëna dhe dokumente të tjera nga titullarët e institucioneve publike, si dhe të kryejë çdo veprim sipas nenit 15 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit””, thuhet në dokumentin e planit të detajuar hetimor të komisionit parlamentar të TIMS-it.

Për të lexuar dokumentin e plotë të komisionit hetimor (kliko këtu)