Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Hetimi gjerman zbulon se vrasësit e Santiago Malkos erdhën nga Gjermania


Artan Hoxha i ftuar në studion e Euro News në emisionin e Thimi Samarxhiut ka folur mbi çështjen e vrasjes se Santiago Malkos. Hoxha ka treguar se ka patur një tentativë mes familjes së vëllezërve Mumajesi dhe familjes së Santiago Malko por është zgjidhur duke bërë faljen me Kuran.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tregoi se paralelisht me tre hetimet që po zhvillohen në Shqipëri autoritet gjermane kanë kryer një hetim që ka të bëjë me trafikun e drogës.

 Hoxha u shpreh se autoritetet shqiptare flasin për një grup prej 9 personash ndërkohë paralelisht, autoritetet gjermane hetojnë një grup prej 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë Shqiptare.

Ndër të tjera Artan Hoxha u shpreh:

Ajo ka qënë ngjarja e cila shërbeu edhe si indicia kryesore për të mbyllur aktivitetin e lojrave të fatit në Shqipëri. Në qershor ka patur një tentativë tjetër ku është dyshuar që ka qënë i përfshirë Santiago Malko, janë plagosur 3 persona në zonën e Kinostudios mes tyre kanë qënë dy vëllezërit Mumajesi por në fakt më pas ka patur një tentativë mes familjes së vëllezërve Mumajesi dhe familjes së Santiago Malkos, kanë bërë faljen mbi Kuran me një përfaqësues të një autoriteti fetar dhe ato me njëri tjetrin pretendojnë se e kemi zgjidhur  nuk mendojmë që na e kanë bërë sepse në letrat e SPAK-ut thuhet që kjo gjë ka ndodhur sepse Santiago Malkon e ka dërguar Ervis Martinaj ka synuar të godasi vëllezërit Mumajesi për shkak se ata ishin mbështetësit e vëllezërve Duka.

Kemi të bëjmë me një strukturë që në një pjesë të mirë të kohës kanë qënë bashkë, kanë qënë të përfshirë në industrinë e lojrave të fatit, pra kanë qënë ortak.

Në një moment kjo ortakëri është prishur, dhe ka patur veprime konkrete nga njëra palë kundër palës tjetër, pra në atë kohë është thënë që dhe dihej konflikti ne Tiranë midis Ervis Martinajt dhe grupit të tij dhe vëllezërve Duka, pra ish-ortakëve të tij.

Dhe konflikti u shfaq sepse të dy palët duke qënë ortak biznesi duke qënë miq e njhnin mirë njëri-tjetrin , ishin të fuqishëm të dyja palët sepse kishin një biznes që kishte goxha të ardhura, në atë kohë ishte biznes legal dhe hetimi është marrë me këtë gjë.

Për të sqaruar ngjarjen e parë pretendimi i akuzës është tjetër gjë, pra pretendimi i akuzës thotë që ngjarja e parë ka ardhur si rezultat i konfliktit mes dy grupeve, ndërkohë vetë vëllezërit Mumajesi thonë që ne e kemi zgjidhur me Santiago Malkon, dhe në vijim të kësaj ngjarje, të qershorit, në gusht kryhet atentati ndaj Santiago Malkos.

Në ditën që ka ndodhur ngjarja në një local në lokalin “La Familia” në drekë në orët e pasdites kanë qëndruar për gati dy orë e gjysëm një grup prej 9 personash. Në këtë grup prej 9 personash janë identifikuar nga policia edhe nga dëshmitë, edhe nga deklarimet që janë dhënë aty se kanë  qënë kryesisht  dy vëllezërit Duka dhe personat e tjerë si menaxherët e biznesit që kishin por në fakt SPAK-u pretendon se ky takim është bërë për të organizuaredhe për të marrë vendime për të ekzekutuar Santiago Malkon.

Sipas pretendimeve dhe asaj që ka parë deri më tani Prokuroria dhe që ka dhënë Gjykata për Bledi Tetën dhe për Ilir Selmanaj rezultojnë që ky grup prej 9 personash pasi ka dalë nga lokali kanë lëvizur me disa makina, dhe Bledi Teta duke qënë se makinën e vetë nuk e ka patur, e ka patur bashkëjetuesja e tij ka lëvizur me makinën e Ilir Selmanaj dhe bashkë në atë makinë prretendohet se kanë qënë dy vëllezërit Duka. Në kohen që këta kanë vajtur pranë spitalit të pediatrisë, aty kanë pare makinën me të cilën lëvizte Santiago Malko.

Santiago Malko ka qënë në spital se ai nuk ruhej por ai ka qënë aty sepse ka patur fëmijën sëmure, fëmija i mitur nuk e di ka qënë disa muajsh dhe ai ka qënë aty për tu interesuar për fëmijën e vet.

Nga ai moment Prokuroria pretendon që grupi është vënë në ndjekje të Santiago Malkos dhe më pas pasi ai ka dalë e kanë ndjekur në brendësi të lagjes dhe e kanë ekzekutuar, pasi është ekzekutuar Santiago Malko mjeti me të cilin është bërë atentati është gjetur i djegur në Tufinë dhe aty janë gjetur edhe dy armët e zjarrit që aty nis hetimi i Prokurorisë.

Paralelisht me tre hetimet që po zhvillohen në Shqipëri autoritet gjermane kanë kryer një hetim që ka të bëjë me trafikun e drogës dhe autoritet gjermane janë vënë në lëvizje për të kryer veprime konkrete në muajin shtator dhe tetor po të 2019-ës.

Ata kanë zbuluar nga hetimet e tyre që një grup prej 6 personash të gjithë shtetas gjerman, 3 prej tyre me origjinë shqiptare, dhe autoritet gjermane kanë identifikuar shtetasit Fahmi Buazi, Rinat Gega, Besmir Kuka, Melvit Disha, Ismail Uezata, Civan Gultaplaja, prat ë 6 këta shtetas me pashaportën gjermane, ata kanë zbuluar që ky grup ka hyrë territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 gusht, 5 ditë para se të ndodhte ngjarja, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Portit të Durrësit, pra kanë ardhur me automjete.

Lidhjen autoritet gjermane e kanë parë në këtë mënyrë, pjestarët e këtij grupi kanë hyrë në Shqipëri të shoqëruar nga Melvit Disha, Milvit Disha sipas autoriteteve gjermane ka njohje dhe është mik i ngushtë me vëllezërit Mumajesi, dhe meqënëse organet hetimore në Shqipëri kanë hetuar që çështja, vrasja e Santiago Malkos është bërë si shenjë hakmarrje ndaj atentatit që ai bëri ndaj vëllezërve Mumajesi, autoritet gjermane thone se kjo ngjarje dyshohet të jetë kryer nga ky grup që ka ardhur nga Gjermania, jo nga këta 9 që janë në Shqipëri.

Autoritetet gjermane pasi kanë marrë deklarime të dëshmitarëve okularë për aktivitetin e narkotikëve kanë hyrë në faqen e rrjeteve sociale të Fatmi Bullazit dhe aty kanë gjetur fotografi dhe video të tij në territorin e Shqipërisë duke bërë qitje me armë kallashnikov madje në vendin ku është gjetur makina e djegur, para se të gjendej makina e djegur.Autoritetet gjermane thonë se personat me pasaportë gjermane që ne kemi hetuar na rezultojnë që kanë lidhje me ata që ju po ndiqni në Shqipëri, këta kanë hyrë në territorin e Shqipërisë  dhe janë larguar nga territori i Shqipërisë pas vrasjes, janë larguar me linjë ajrore kryesisht nga aeroporti i Rinasit pra i kanë lënë mjetet këtu , mjetet ua kanë sjellë më pas, dhe këë autoritetet gjermane e perceptojnë dhe e  konstatojnë s veprim për tu larguar sa më shpejt nga vendi i ngjarjes.

Ata kanë fluturuar nga aeroporti I Rinasit dhe kanë fluturuar për në Dortmund , dhe autoritetet gjermane në dosjen e vet japin detaje .

Ka patur një bashkëpunim me dosjen tonë të SPAK-ut por nuk është reflektuar as në hetime konkrete  as në gjykim dhe nuk janë përfshirë këta njerëz.Dhe çfarë del ?

Del sipas këtij hetimi, me datë 28 gusht ka ndodhur vrasja , dhe rezulton pas veprës autorët i kanë vënë zjarrin automjetit (kjo është në dosjen gjermane) të përdorur nga viktima dhe janë gjetur edhe dy armë zjarri. Në datën 27 qershor Santiago Malko kishte tentuar që të vriste Evelino Mumajesin i cili sipas dosjes gjermane referohet si mik i ngushtë i Melvit Dishës.

Milvit Disha në kohën e atentatit të 28 gushtit kur është vrarë Santiago bashkë me shtetasit e tjerë gjerman kanë qënë në Shqipëri.

Shtetasi Fahmi Buazi i cili ka një rol qëndror sipas autoriteteve gjermane duke qënë edhe i panjohur për autoritetet shqiptare , në llogaritë e tijë janë gjetur pikërisht ato që thash më parë dhe ku ai paraqitej duke bërë qitje me armë të tipit Kallashnikov.

Autoritetet gjermane i kanë sjellë Shqipërisë të gjithë materialin që kanë pasur dhe të dhënat, dhe në fund autoritetet gjermane i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare per krahasim foto dhe video nga vendi i ngjarjes nga provat që ata të arrinin një përfundim të vetin.

Në provat që ata kanë thonë “kemi gjetur video dhe identike që tregojnë armën e përdorur nga Fahmi Buazi gjatë kohës që ai bën stërvitje me qitjen me armën e cila ka bërë ekzekutimin e Santiago Malkos, përtej kësaj ne kemi persona të tjerë që kemi arrestuar bëhet fjalë për shtetasin Majkëll Kotur i cili në dëshinë që ka dhënë në nëntor të vitit 2019 pranë Prokurorisë Gjermane, ai ka mesuar se shtetasi Fahmi Buazi kishte dyshime që ai mund të implikohej në krimin e vrasjes në Shqipëri pasi ai besonte që në gëzhojat e gjetura në vendgjarjen e Santiago Malkos mund të ishin gjurmët e gishtave të tij” kjo thuhet në dosjen gjermane. Motivi ende nuk është gjendur.
Autoritetet gjermane kanë njëë hetim që thotë qitësi na rezulton ky personi me origjinë arabe por i lindur në Gjermani.

Kemi të bëjmë me një hetim që edhe pjesa e Shqipërisë nuk ka të përcaktuar se cili është motivi, ne në media të tjera kemi thënë motiv tjetër, dhe ai motiv që kemi thënë ne në media që midis Ervis Martinajt dhe ortakëve të tij vëllezërve Duka ka qënë shumë I qëndrushëm se çështja për hakmarrje, për plagosjen e vëllezërve Mumajesi,dhe së dyti çështja  shqiptare ka problemin e specifikimit. Të dyja dosjet kanë një lidhje, personat kanë lidhje me njëri tjetrin.

Dosja gjermane ka një gjë që ka identifikuar qartë, kanë hyrë nga Durrësi, kanë dalë nga Rinasi kanë qënë në zonën ku është gjetur makina e djegur kanë bërë qitje, se ka video, pra janë këto dëshmi, është ky person që ka lidhje dhe me vëllezërit Duka dhe me vllezërit Mumajesi, bëhet fjale për Mehdi Dishin që është i lirë, autoritetet gjermane e kanë liruar, pra realisht ne ndodhemi përpara kësaj situate, pra ne kemi një hetim gjerman dhe një hetim shqiptar të cilët po të ishin ndërthurur me njëri tjetrin mund të na çonin ne në rezultat më të qartë, është shprehur Artan Hoxha.