Vendosni fjalën kyçe....

Digjet ‘Bar Lulishte Butrinti’, Auron Tare: Skenë e vrasjes së një monumenti historik, e rrëzuan për të ndërtuar


Godina ‘Bar Lulishte Butrinti’ e cila ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës, një godinë historike, e cila dikur ka qenë dhe konsullatë italiane u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Sipas infromacioneve ngjarja ndodhi rreth orës 10.

Studiuesi Auron Tare tha për Report tv se u gjend rastësisht aty si dëshmitar i shkatërrimit të këtij ‘xhevahirit’ historik ku pa me keqardhje të gjithë skenën.

“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimdje” thotë Auron Tare.

Tare u shpreh se  kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm dhe se sipas tij është skenë e vrasjes së një monumenti historik

“Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” tha më tej ai.