Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet dërgimi i ndihmës në Gaza pas vrasjes së punonjësve të organizatës jo-fitimprurëse


World Central Kitchen, një organizatë jo-fitimprurëse që ka ndihmuar civilët në Gaza, ka pezulluar operacionet në enklavën palestineze pas vrasjes së shtatë punonjësve të saj.

Tre anije me ndihma nga Qiproja arritën të hënën duke transportuar qindra tonë ushqime dhe furnizime të tjera për popullatën civile.

Rreth 100 ton ishin shkarkuar përpara se shoqata të pezullonte operacionet, por zëdhënësi i ministrisë së Jashtme qipriote, Theodoros Gotsis zbuloi se 240 tonët e mbetur do të kthehen në Qipro pas asaj që ndodhi.