Vendosni fjalën kyçe....

Napoli mposhtet në shtëpi nga Atalanta


Kampioni në fuqi i Italisë u mposht sot 0:3 në shtëpi nga Atalanta në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Miranchuk kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 26-të të takimit.

Scamacca dyfishoi epërsinë më një gol në minutën e 45-të të takimit.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Koopmeiners me një gol në minutën e 88-të.

Aktualisht, Atalanta ka 50 pikë në vendin e gjashtë, kurse Napoli është në vendin e shtatë me pesë pikë më pak.