Vendosni fjalën kyçe....

Laçi ndal në barazim Partizanin


Sfida mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar në barazim 1-1.

Kurbinasit arritën t’i rrëmbenin 1 pikë “Demave të kuq”, të vlefshme në garën për mbijetesë.

Partizani shënoi i pari me Skukën në minutën e 38’ duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

6 minuta nga fillimi i pjesës së dytë kurbinasit barazuan shifrat me Soboëale në minutën e 51’.

Partizani qëndron në vendin e tretë të Superiores me 47 pikë ndërsa Laçi në vendin e tetë me 32 pikë.