Vendosni fjalën kyçe....

Gjermani, autobusi del nga autostrada, humbin jetën të paktën 5 persona


Të paktën pesë persona humbën jetën të mërkurën, pasi një autobus i nisur nga Berlini në Zvicër doli nga një autostradë në Gjermaninë lindore dhe përfundoi në anën e saj, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi në një autostradë pranë Leipzig rreth orës 9:45 të mëngjesit. 

Sipas autoriteteve raportohet se nuk është ende e qartë arsyeja se përseautobusi, i cili drejtohej nga Flixbus doli nga rruga. Helikopterët e shpëtimit dhe ambulancat u vendosën në vendngjarje.

Një zëdhënës policie Olaf Hoppe tha se kishte shumë të plagosur dhe të paktën pesë të vdekur.

Sipas mediave të huaja në bord ishin 53 pasagjerë dhe dy shoferë.

Kompania tha se po punonte ngushtë me autoritetet lokale dhe shërbimet e shpëtimit dhe do të bënte gjithçka për të sqaruar shpejt shkakun e aksidentit.

A9 është një rrugë kryesore veri-jug që lidh Berlinin me Mynihun. Skena e aksidentit ishte vetëm në veri të një kryqëzimi autostradë në Schkeuditz, ngjitur me aeroportin e Leipzig/Halle.