Vendosni fjalën kyçe....

“Na ofruan para, u organizua në Telegram” – Del videoja e njërit prej autorëve të sulmit terrorist në Moskë


Media ruse ka shfaqur videon e një prej të arrestuarve të cilët akuzohen për sulmin terrorist me 115 viktima në Moskë.

Sipas saj, i arrestuari ka deklaruar se i janë ofruar 5400 dollarë për të qëlluar “këdo” që do i dilte para dhe se sulmi ishte organizuar përmes një kanali në Telegram.

Ai ka pohuar se armët ua ka siguruar një person i panjohur në komunikimet në Telegram.

Nga sulmi terrorist në Crocus City në Moskë mbrëmjen e djeshme kanë gjetur vdekjen deri tani 115 persona ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.