Vendosni fjalën kyçe....

Kuvend/ Ministri Mete: Brenda Prillit detajimi i rritjes së pagës për administratën, hyn në fuqi më 1 korrik


“Brenda Prillit do të përfundojë detajimi i rritjes së pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve në sektorin shtetëror, ndërsa rritja do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2024”.

Kështu u shpreh ministriministri i Financave, Ervin Mete sot në Kuvend.

Ministri Mete informoi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj

Po ashtu në buxhetin 2024 do të realizohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për 717 mijë pensionistë.

Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së. Ndërsa për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së.