Vendosni fjalën kyçe....

Biden e dinte se Izraeli po bombardonte pa dallim në Gaza – Washington Post


Më 27 tetor, tre javë pas kundërsulmit ndëshkues të Izraelit në Gaza, zyrtarët e lartë Biden i thanë privatisht një grupi të vogël të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë atë që nuk do thoshin në publik: Izraeli po bombardonte rregullisht ndërtesa civile pa tëë dhëna të forta të inteligjencës dhe se ato ishin objektiva legjitime ushtarake.

Grupi që përbëhej nga zyrtarë të lartë të politikës së jashtme nga administrata Biden dhe ata të mëparshëm – diskutuan gjithashtu mungesën e dukshme të një plani izraelit për të mposhtur Hamasin, pavarësisht nga nxitja e përsëritur e SHBA-së, sipas tre personave të njohur me takimin, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Zyrtarët shprehën gjithashtu shqetësimin se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk kishte një plan të qartë për të mposhtur grupin militant palestinez.

Në atë kohë, SHBA-ja po nxitonte të dërgonte ndihmën ushtarake për Izraelin.

Dy javë para takimit, Biden vizitoi vendin dhe deklaroi publikisht se “për sa kohë që Shtetet e Bashkuara janë aty, Izraeli nuk do jetë vetëm”.

Në të njëjtën ditë me takimin, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se SHBA nuk do vendosë asnjë “vijë të kuqe” në mënyrën se si Izraeli do e zhvillonte fushatën e tij ushtarake.

Netanyahu njoftoi të premten se kishte miratuar planet për të sulmuar qytetin Rafah në Gazën jugore. Rafah aktualisht është shtëpia e më shumë se një milion palestinezëve të zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës dhe Biden i tha MSNBC në fillim të këtij muaji se një operacion izraelit atje do kalonte “vijën e kuqe”.

Biden i ktheu pjesërisht komentet disa çaste më vonë, duke i thënë MSNBC se Netanyahu “ka të drejtë të mbrojë Izraelin”, por duhet “t’i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që po humbasin”.