Vendosni fjalën kyçe....

Atletët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga ceremonia hapëse e Olimpiadës ‘Paris 2024’


Atletëve rusë dhe bjellorusë u është ndaluar të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiadës “Paris 2024” që do zhvillohet këtë verë në Francë.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si shenjë për të mos ashpërsuar tensionet prej thuajse dy vitesh në nivelin ndërkombëtar për sportistët rus dhe bjellorus.

Sportistët nga këto vende që kualifikohen për Lojërat Olimpike do të garojnë si atletë të pavarur pa flamujt dhe himnet e tyre pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Kremlini dënoi sot sanksionet kundër atletëve rusë dhe bjellorusë të miratuara nga Ekzekutivi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilat përfshijnë mospjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Parisit.

“Pa dyshim, ne i perceptojmë negativisht. Ato përfaqësojnë shkatërrimin e idesë së olimpizmit, shkeljen e interesave të sportistëve olimpikë. Natyrisht, kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjithë ideologjinë e lëvizjes olimpike, kjo nuk është një arritje për IOC”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në konferencë për mediet.