Vendosni fjalën kyçe....

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë mblidhen sot për shkak të krizës në Iran


Ministrat e jashtëm britanikë, francezë dhe gjermanë do të takohen sot në Bruksel për të zhvilluar bisedime urgjente mbi Iranin.

Reuters’ shkruan se ministrat kishin planifikuar të takoheshin me homologun e tyre italian për të diskutuar mbi krizën në Libi, por vendosën që në vend të kësaj të zhvillojnë diskutime të ndara për Iranin lidhur me krizën që shpërtheu pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Ndërkohë ata do të përgatitin reagimin e tyre pas vendimit të Teheranit për të hequr dorë nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës.

Irani tha të dielën se do të hiqte kufijtë në pasurimin e uraniumit, duke ndërmarrë një hap pas nga marrëveshja e vitit 2015 me gjashtë fuqi të mëdha. Marrëveshje nga e cila Uashingtoni u tërhoq në 2018-ën, por vendet evropiane po përpiqen ta shpëtojnë.

Zyra e jashtme e Britanisë tha se E3 – Britania, Franca dhe Gjermania, do të diskutojnë mbi mënyrat për të qetësuar tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu marrëveshjen bërthamore pas njoftimit të fundit të Iranit të Dielën se po tërhiqet nga angazhimet e mëtejshme në marrëveshje.”– tha një zëdhënës i zyrës së jashtme britanike. 28 ministrat e bllokut do të takohen gjithashtu të premten në Bruksel për të diskutuar krizën e Iranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *