Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas efektivin e policisë në Durrës


Një efektiv policie është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.