Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit pro-palestinezë dalin në Sheshin ‘Skënderbej’: Ndaloni gjenocidin në Gaza


Dhjetëra njerëz janë mbledhur ditën e sotme në Sheshin ‘Skënderbej, në Tiranë, duke protestuar në lidhje me luftën në Gaza.

Duke shpalosur flamurin e Palestinës në përmasa të mëdha, protestuesit pro-palestinezë kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza dha ndalimin e sulmeve izralite.

Përmes pankartave të ndryshme që mbajnë në duar ata e cilësojnë luftën në Gaza si një gjenocid ndaj popullit palestinez nga Izraeli.