Vendosni fjalën kyçe....

“Jetoj në terror prej 20 vitesh” – Burri “shpëton” falë kamerave në shtëpi nga dhuna e bashkëshortes (Video)


Pamjet rrëqethëse të papara ndonjëherë nga një kamerë kanë zbuluar çastin kur një bashkëshort i dhunuar u përkul në dysheme, ndërsa gruaja e tij e dhunonte dhe kanoste me thikë në dorë brenda shtëpisë gjatë terrorit 20-vjeçar.

Videot e sulmeve të Sheree Spencer ndaj burrit Richard në shtëpinë e tyre me shtatë dhoma gjumi në Bubwith, East Yorkshire, u kapën në kamerat që çifti kishte vendosur për të mbikëqyrur fëmijët.

Videot shpërthyese nga intervistat e policisë tregojnë Sheree duke gënjyer vijimësisht se burri i saj ishte abuzuesi, ndërkohë që pas pamjeve filmike e nxorrën atë zbuluar se në fakt ishte ajo dhunuesja.

Sheree, 45, u burgos për katër vjet në Hull Crown Court në mars të vitit të kaluar nga gjyqtarja Kate Rayfield, e cila i tha asaj: “Ky është rasti më i keq i sjelljes kontrolluese dhe shtrënguese që kam parë”.

Tani, burri Richard Spencer po ndan historinë e tij në hollësi në dokumentarin e Channel 5 “My Wife, My Abuse: The Secret Footage”, që shfaqet të hënën.

Richard Spencer mendoi se përvojat e tij pikëlluese duhet të shihen për të rritur ndërgjegjësimin për llojin e abuzimit që burrat mund të pësojnë në jetën e tyre të përditshme në duart e partnereve të dhunshme.

Kamera e fshehte i dha një rrugëdalje jetësore bashkëshortit të dhunuar pasi ai duroi vite të tëra abuzimi fizik dhe verbal nga gruaja e tij, që e la atë dhunuar në dysheme në pozicionin e fetusit.

Spencer ishte takuar me gruan e tij në një klub nate në vitin 2000 dhe dyshja u martuan në një plazh tajlandez në vitin 2009.

Ata janë prindër të tre vajzave.