Vendosni fjalën kyçe....

Atletja në SHBA u kërkon femrave të flasin pasi ‘humbën 5 herë ndaj atletëve transgjinorë’


Një atlete amerikane kolegji e ka përshkruar përvojën e mundjes nga ‘meshkujt biologjikë’ si ‘jashtëzakonisht negative’, duke u kërkuar grave të flasin e të mos heshtin më.

Atletja e Idahos, Madison Kenyon, shkoi në gjykatë kur ligji për drejtësinë në sportet e grave, i cili ndalon gratë trans të konkurrojnë në sportet e grave, u përball me një sfidë ligjore.

20 vjeçarja Kenyon tha se ajo u mund për herë të parë nga një rival transgjinor kur ishte 14-vjeçare dhe po u kërkon sportisteve të tjera që të shprehin mendimet e tyre lidhur me një rast tjetër. Bëhet fjalë për notaren transgjinore Lia Thomas, dikur konkurrente si mashkull biologjik i quajtur Will, ka thyer rekorde në Pishina.

Atletet femra dhe familjet e tyre kanë folur vetëm në anonimitet kur e kanë diskutuar për shkak të frikës së reputacionit e pasojave.

“Unë vetëm dua t’u them sportisteve femra në Pensilvani, mos lejoni askënd t’ju heshtë.” – tha Kenyon për FOX.

Rregullat aktuale të NCAA diktojnë që atletët transgjinorë mund të konkurrojnë së bashku me kolegët e lindur si gra pasi të kenë përfunduar 12 muaj trajtim hormonal.