Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria siguron Eurobondin, 650 milionë euro me interes 3.75%


Ditën e sotme Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion euro, me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan besim duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomise shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes së tërmetit dhe pandemisë.

Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po te njëjtin kupon si ne 2020, 3.5% por këtë here me një afat maturimi 10 vjeçar.